Korrik 22, 2021 09:59 Europe/Tirane
  • Merr flakë pusi i natës në Patos, ishte mes shtëpive të banimit

Mbremjen e kaluar rreth ores 22.30 një pus nafte është përfshirë nga flakët në zonën e Dukasit në Patos. Shërbimi Zjarrëfikës i Patosit menjëherë sapo ka marrë njoftimin ka shkuar në vendngjarje së bashku me shërbimin Zjarrëfikës Albpetrol Avari Shpetimit.

Duhet theksuar se pusi i ndodhur në lagjen Dukas, ishte i pozicionuar në mes të shtëpive të banimit, duke rrezikuar këto të fundit.  Falë ndërhyrjes së shpejtë u bë e mundur fikja e zjarrit duke mos lejuar perhapjen e flakëve./Syri