Shtator 15, 2021 09:00 Europe/Tirane
  • Kapet drogë në Pogradec, arrestohen dy persona, 3 në kërkim

Në vijim të operacionit policor “Hudënishti” u bë e mundur ndalimi i shtetasve Orestis Spirollari, 31 vjeç, banues në Pogradec, dhe Kleanth Dokollari., 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec.

Sipas policisë u shpall në kërkim shtetasi L. Sh., 20 vjeç banues në Hudënisht dhe u procedua penalisht për​ veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasja E. H., 31 vjeçe, banuese në Pogradec

Ndërkohë që është sekuestruar edhe nje sasi prej 39 kilogram hashash e gatshme për shitje.

Pogradec

Vijon operacioni policor i koduar “Hudënishti”.

Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 4-mujor, si rezultat i bashkëpunimit midis Komisariatit të Policisë Pogradec, Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Shkon në 4 numri i të arrestuarve, 4 i atyre të shpallur në kërkim dhe 1 i proceduar penalisht.

Sekuestrohen 38 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t'u trafikuar jashtë vendit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar më datë 07.08.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, 3 të tjerë u shpallën në kërkim dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej jashtë vendit, ka vijuar puna me hetime të thelluara për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga strukturat e lartpërmendura, u bë e mundur ndalimi i shtetasve O. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, K. D., 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, u shpall në kërkim shtetasi L. Sh., 20 vjeç banues në Hudënisht dhe u procedua penalisht për​ veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasja E. H., 31 vjeçe, banuese në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht dhe Komisariatit të Policisë Pogradec, në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin autorët e dyshuar, po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec./Syri

.