Tetor 25, 2021 17:55 Europe/Tirane
  • Deri në 1 janar jo rritje të çmimit të energisë elektrike, Ardian Çela dëshmon në Komision

Administratori i OSHEE Ardian Çela ka siguruar se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë deri në janar të vitit 2022. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Jashtëm, Çela theksoi se deri më tani enti rregullator nuk ka bërë aplikim për rritje tarife.

Çela: Deri në datën 1 janar nuk ka asnjë prekje të tarifës. OSHEE ka bërë aplikimin pranë entit rregullator, i cili provon tarifat dhe nuk ka aplikuar për asnjë rritje tarife.

Pjesa tjetër është pjesë e një reforme që ka nisur që me aprovimin e ligjit në sektorin energjitik në mars të 2015-ës ku parashikonte tregun e liberalizuar gradualisht, ka filluar më shumë se 10 vjet para, ka vazhduar me 97 subjekte në vitin 2018 dhe më 1 janar e gjithë pjesa tjetër që është e lidhur me tension të mesëm të dalin në tregun e lirë edhe si pjesë e një projekti që ka filluar nga Banka Botërore.

Platforma ka përfunduar, është në momentet e fundit kolaudimi dhe marrja e kësaj platforme nëpërmjet OST dhe OSHEE, kështu që rritje tarifash për ata 1 milionë abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do të ketë./ParsToday