Nëntor 23, 2021 07:30 Europe/Tirane
  • Një grua në vrasjen e Mateos? Çalamani e mohon: E kam kryer krimin vetëm

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 8-vjeçarit Mateo në Fier, nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.

Në emisionin ‘Zemër të Hapur’, u konfirmua se nëna e djalit dhe dy të afërme të familjes, kanë dëshmuar ditën e djeshme në polici, se kanë dyshime për përfshirjen e një gruaje në ngjarjen e rëndë.

Por një gjë të tillë e ka mohuar vetë Çalamani, i cili ka pranuar me gjakftohtësi se e ka kryer ai krimin dhe se mban përgjegjësi të plotë mbi këtë gjë.

Sipas të afërmeve të Mateos, djali u vra nga Çalamani, pasi ka parë diçka që nuk duhej ta shihte dhe se ai kishte një sekret që donte ta rrëfente.

Kaq ka mjaftuar që ata futen në dhomën ku jetonte autori, ndërsa kanë kërkuar për të gjetur prova.

Aktualisht Calamani ndodhet ne paraburgimin e Vlores.