Nëntor 25, 2021 07:45 Europe/Tirane
  • Deklaratat e Ramës, Meta:

Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur nga Prishtina deklaratave të sotme të kryeministrit Rama në konferencën për "Open Balkan" në Beograd.

Meta thotë se "Ballkani i Hapur" është nisëm përçarëse dhe përjashtuese. Meta: Procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE, që ka ngritur mekanizma zbatues dhe monitorues. Përkundrejt kësaj, "Ballkani i Hapur" është nisëm përçarëse dhe përjashtuese. Rama u shpreh se nisma do të vazhdojë edhe pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve, pasi nuk mund t’i bindin. Rama: Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Ballkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur cfarëdo do për vendin e vet. Falenderoj vërtetë gjithkënd dhe në veçanti Eskobarin. Mbështetja e tyre është genuine./ParsToday