Janar 12, 2022 11:39 Europe/Tirane
  • Meta takohet me Talat Xhaferin: Të hapen negociatave me BE-në për Shqipërinë e Maqedoninë

Presidenti i vendit, Ilir Meta është pritur në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Presidenti Meta i shprehu Kryeparlamentarit Xhaferi vlerësimin për ushtrimin me sukses dhe përgjegjshmëri të këtij funksioni të lartë dhe shumë të rëndësishëm.

Meta nënvizoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm, në të gjitha fushat, të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes vendeve tona, veçanërisht të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Po ashtu, presidenti Meta theksoi se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën, do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë.

Meta: Respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, sipas standardeve më të avancuara evropiane, është thelbësor ndaj e nxis një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të tyre, si faktor shtetformues, në jetën sociale, administrative e politike të Maqedonisë së Veriut./ParsToday