Janar 30, 2023 08:38 Europe/Tirane
  • Zvogëlohet harta e përmbytjes në Shkodër, por ende 1000 ha mbeten nën ujë

Është zvogëluar me 300 ha, sipërfaqja e përmbytjes në Shkodër, megjithatë 1020 ha vazhdojnë të jenë nën ujë.

Sipas raportit të ditës së hënë, ora 8:00, ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit dhe në rrugën e fshatit Obot, kalueshmëria bëhet ende me mjete të larta të ushtrisë.

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 5.60 m, ka rënie me 40 cm në krahasim me  ditën e djeshme.

Niveli i liqenit ( hidrometri te ura e Bunës) shënon 8.10 m, ka rënie me 25 cm me ditën e djeshme.

Sipërfaqja totale e përmbytur në bashkinë e Shkodrës është 1020 ha, ka rënie me 330 ha.

Njësia Administrative Ana e Malit ka 1000 ha të përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 15 cm, ka rënie me 55 cm , me vështirësi kalohet edhe me mjete të ulëta.

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Nuk ka prezencë uji në oborre.

Në rrugën e Obotit po operon një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Njësia Administrative Dajç ka 20 ha tokë bujqësore nën ujë./syri/