Janar 30, 2023 08:40 Europe/Tirane
  • Aludoi mbi arsimimin e tij/ Këlliçi i përgjigjet dhe fton Veliajn në një sfidë

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së Tiranë, ishte i ftuar studion e Edicionit të Pasdites në Syri Tv, me moderatorin Bled Marku, nga ku i ktheu përgjigje kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Para pak ditësh, ky i fundit aludoi mbi arsimin e Këlliçit, teksa ngriti pikëpyejte mbi mënyrën e arsimimit të kandidatit të opozitës për kreun e bashkisë.

Këlliçi teksa u tregua i gatshëm të publikojë çdo dokument që tregon arsimimin e tij, u shpreh se kjo është një tentativë e një njeriu të paarsimuar për të hedhur baltë, dhe e ftoi Veliajn në një sfidë, të ulet përballë tij dhe të bëjë publike diplomat dhe kualifikimet e tij.

“Padiskutim kjo është një tentativë e dëshpëruar e një njeriu, që dihet botërisht që është pa arsim të lartë, që dihet botërisht që nuk prodhon dot asnjë dokument për të faktuar të gjithë të shkuarën e tij. Unë si Belind për të gjithë procesin tim të edukimit që nga shkolla e mesme që kam përfunduar për katër vite institutin “Harry Fultz” nga cikli pesë vjeçar me një mesatare 9.7 ku më pas kam shkuar kam studiuar në Amerikë. Kam përshtypjen se si unë edhe 20 shokë dhe shoqe të mitë kanë bërë të njëjtën procedurë, e kam njësuar diklomën në Master Shkencor dhe jam i gatshëm të nxjerr çdo dokument dhe ta bëj publik, pres Erion Veliajn, në këtë studio ose kudo që ju kërkoni, të bëjë të njëjtën gjë. Unë e pres, kudo që mund të dojë ai', u shpreh Këlliçi./syri/