May 25, 2023 08:46 Europe/Tirane
  • Ilda Zhulali: Raporti më i zi për Shqipërinë, vendi po lëviz nga një regjim hibrid drejt diktaturës

Drejtuesja e Departamentit për Politikat me Jashtë në PD, Ilda Zhulali shprehet se Shqipëria po lëviz nga një regjim hibrid drejt autoritarizmit dhe diktaturës.

Në "Task Force" me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Zhulali komentoi raportin e Freedom House ku evidentohen një mori problemesh nga korrupsioni i shfrenuar, mungesa e drejtësisë, kapja e shtetit dhe minimi i shtetit të së drejtës. 

Sipas saj, ky është raporti më i zi për Shqipërinë që Freedom House ka përpiluar ndonjëherë, duke shtuar se është më keq se i vjetshmi kur u renditëm 4 vende poshtë Vietnamit komunist.  

"Fjalët kyçe në këtë raport ishin p.sh korrupsioni i shfrenuar, drejtësia bazë mungon, rrjetet e kapjes së shtetit që përpiqen të ruajnë status quo-në, institucionet p[uiblike janë jo funksionale, minojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës. E gjitha kjo mbyllet me atë shprehjen drejtësia është në kolaps. Tregues që në Shqipëri nuk kemi të bëjmë më me shtet demokratik, por po lëviz nga një regjim hibrid drejt regjimit autoritar ose diktatorial. Të gjitha këto fjalë kyçe në këtë raport tregojnë drejt kësaj. Ky është raporti më i zi për Shqipërinë. Edhe raporti i vjetshëm kishte nota shumë negative dhe pesimiste. Autori pati edhe kërcënime për raportin që i shfaqi hapur në Twitter. Por ky raport është edhe më i zi. Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap përpara, por vazhdojmë të bëjmë hapa pas. Vjet "Justice Report" e rendiste Shqipërinë 4 vende poshtë Vietnamit komunist, sa i takon sistemit të drejtësisë. Nuk e di poshjtë kujt do të shkojmë këtë vit", u shpreh Zhulali./syri/