Korrik 20, 2021 15:29 Europe/Tirane
  • Dita e Arafatit, dita e lutjeve dhe faljes së mëkateve

Sot është dita e nëntë e muajit dhil-hixhe në të cilën shënohet dita e qëndrimit të haxhinjve në kodrën e Arafatit dhe dita e lutjeve dhe adhurimit, dita e cila është e njohur me ditën e faljes së mëkateve dhe pranimit të pendimit të njerëzve pranë Fronit Hyjnor, dita në të cilën Zoti i madhëruar në mënyrë speciale i bënë thirrje robërve të tij që të shkojnë te Ai.

Dita e Arafatit është prej festave të mëdha islame dhe ai i cili ka mundësi që këtë ditë ta kalojë në shkretëtirën dhe bjeshkën e Arafatit, ka arritur një sukses të madh.

Dita e Arafatit ka shumë rituale adhuruese dhe lutje dhe vepra më e mirë në këtë ditë, është lutja e besimtarit pranë Zotit të madhëruar, prandaj me miliona haxhinj të Shtëpisë së Zotit në ditën e Arafatit, të veshur me të bardha, nisen drejt kodrës së Arafatit.

Haxhinjtë deri në perëndim të diellit do të qëndrojnë në Arafat dhe pas perëndimit të diellit do të nisen drejt Mash’arul-Haram.

Ritualet e Haxhit në Mash’arul-Haram fillojnë nga fillimi i agimit dhe vazhdojnë deri në lindjen e diellit në ditën e dhjetë të muajit dhil-hixhe në të cilën shënohet edhe dita e parë e festës së Bajramit të Kurbanit. Haxhinjtë më pas nisen drejt vendit Mina dhe pas hedhjes së gurëve në drejtim të simbolit të djallit, bëjnë therjen e kurbaneve dhe pasta qethin flokët. Haxhinjtë më pas në natën e njëmbëdhjetë dhe të dymbëdhjetë të muajit dhil-hixhe qëndrojnë në vendin Mina nga perëndimi i diellit deri në mesnatë dhe në ditën e njëmbëdhjetë dhe të dymbëdhjetë të muajit dhil-hixhe bëjnë hedhjen e gurëve. Më pas haxhinjtë kthehen në Meka dhe bëjnë tavafin rreth Qabesë, falin namazin e tavafit dhe pas endjes mes kodrës Safa dhe Marv, plotësojnë ritualet e Haxhit./parstoday