Nëntor 20, 2021 16:40 Europe/Tirane
  • Disa arsye për të konsumuar më shumë lakër turshi

Lakra turshi është një ushqim i domosdoshëm në tavolina gjatë dimrit. Ky ushqim është burim i shumë vitaminave dhe një pjatë e shkëlqyer anësore për pothuajse të gjitha gatimet “dimërore”.

Më poshtë ua sjellim disa arsye pse duhet ta konsumoni më shumë këtë ushqim:

Është ushqyese

Përveçse është e ulët në kalori dhe numëron rreth 30 kalori për pjatë, ajo gjithashtu përmban lëndë ushqyese të rëndësishme si vitamina C, vitamina K, vitamina B6, fibra, hekur, bakër, mangan, folate dhe kalium.

Të mira për zorrët

Duke qenë një ushqim i fermentuar, lakra turshi përmban natyrshëm probiotikë dhe fibra prebiotike, dhe probiotikët janë efektivë kur bëhet fjalë për kapsllëkun, diarrenë e lidhur me përdorimin e antibiotikëve dhe infeksionet, si dhe sindromën e zorrës së irrituar.

Forcon sistemin imunitar

Meqenëse imuniteti varet kryesisht nga shëndeti i zorrëve, këto dy sisteme janë të lidhura pazgjidhshmërisht, që do të thotë se çdo ushqim që mbështet një zorrë të shëndetshme gjithashtu mbështet një sistem të shëndetshëm imunitar, shkruan KP.

Një burim i mirë i fibrave

Një provë e kontrolluar e rastësishme tregoi se lakra turshi është i vetmi ushqim i fermentuar që është vërtetuar klinikisht se ndihmon me sindromën e zorrës së irrituar. Fibrat probiotike ndihmojnë në ushqimin e baktereve të mira në zorrë, shkruan gastroenterologu integrues Marvin Singh.

Sipas bazës së të dhënave ushqimore të Departamentit Amerikan të Bujqësisë (USDA), një pjatë lakër turshi përmban katër gramë fibra, që është e barabartë me 15 për qind të vlerës së rekomanduar ditore.

Ndikon në uljen e stresit

Është treguar se probiotikët menaxhojnë ankthin dhe simptomat depresive te njerëzit për shkak të lidhjes midis zorrëve dhe trurit. Zorrët e shëndetshme janë baza për funksionimin e të gjithë trupit të njeriut./Syri