Janar 13, 2022 14:12 Europe/Tirane
  • Nuk mund të blini më makina jashtë vendit nëse janë më të vjetra se ...

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ndryshon rregullat për importin e makinave nga jashtë. Tashmë nuk do të lejohet të importohen nga jashtë makinat të cilat kanë vjetërsi më të madhe se viti 2007.

Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër:

Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër;

Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër.

Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri./Syri