Qershor 21, 2022 19:59 Europe/Tirane
  • Mos u jepni ujë bebeve pavarësisht vapës së verës

Sot është dita e parë e verës, stina më e ngrohtë dhe mjekët i bëjnë thirrje popullatës që të rrisë konsumimin e ujit, sidomos në muajt në vijim.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kurrë nuk duhet t'u jepet ujë foshnjave që ushqehen me gji dhe nuk janë më të vjetra se gjysmë viti.

Edhe nëse është e padurueshme vapë, foshnjat nën moshën gjashtë muajsh që ushqehen me gji nuk duhet të pinë ujë pasi kjo mund të mbingarkojë stomakun e tyre dhe t'i pengojë ata të marrin lëndët ushqyese të nevojshme nga qumështi i gjirit. Gjithashtu, pirja e ujit tek foshnjat që ushqehen me gji mund të çojë në hiponatremi dhe helmim nga uji, gjendje që konsiderohen vdekjeprurëse.

Seksioni i Akademisë Amerikane të Ushqyerjes me Gji, Shoqata Amerikane e Obstetërve dhe Gjinekologëve, Shoqata Amerikane e Mjekëve Familjarë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF dhe shumë organizata të tjera rekomandojnë ushqyerjen ekskluzive me gji për gjashtë muajt e parë të jetës. 

 

Ushqyerja ekskluzive me gji përkufizohet si ushqyerja me gji pa asnjë aditiv, që do të thotë pa shtim të ujit, lëngjeve, qumështit jo të njeriut dhe ushqimeve të tjera, përveç vitaminave, mineraleve dhe medikamenteve (nëse është e nevojshme).

 

Megjithatë, foshnjat që ushqehen me formula mund të përfitojnë nga pak ujë në mot të nxehtë, por ky duhet të jetë ujë në shishe, ujë për fëmijë ose ujë rubineti i zier.

 

Sipas Katie Zeratsky nga klinika Mayo, foshnjat plotësojnë të gjitha nevojat e tyre për lëngje përmes qumështit të gjirit ose formulave.

 

“Edhe në një ditë të nxehtë, unë mund të marr të gjitha nevojat e mia për hidratim përmes qumështit të njeriut ose formulës,” tha ajo për BuzzFeed./Syri