Korrik 22, 2021 09:52 Europe/Tirane
  •     Tre njerëz vriten në sulmin ajror të SHBA në Al-Hasakah në Siri

Burimet e medias raportuan se një helikopter amerikan sulmoi një shtëpi në qytetin Al-Hasakah në verilindje të Sirisë, duke vrarë tre persona.

Burimet e medias raportuan se një helikopter amerikan sulmoi një shtëpi në qytetin Al-Hasakah në verilindje të Sirisë, duke vrarë tre persona.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve (SANA) të enjten, ushtria amerikane ka sulmuar me hilikopterë një shtëpi në rajonin Xhamus në perëndim të al-Hasakah, pasi ajo ishte rrethuar nga forcat kurde. Sipas raportit, tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në këtë sulm. Asnjë detaj tjetër nuk është bërë i ditur për sulmin e SHBA.  Me disfatën e grupit terrorist ISIS si krah amerikan në Siri, forcat amerikane zëvendësuan direkt grupin me bashkëpunimin e tyre me forcat kurde duke i përdorur ata në vend të ISIS. Kështu amerikan filluan të nxirrnin dhe vidhnin naftën siriane dhe vazhduan të vrisnin popullin sirian. Qeveria Siriane ka theksuar vazhdimisht se amerikanët dhe aleatët e tyre në Sirinë lindore dhe verilindore nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç plaçkitjes së naftës dhe për këta Damaskut është i vendosur t'i japë fund pranisë së tyre të paligjshme./parstoday