Gusht 02, 2021 07:29 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i sulmeve të ISIS në Irak për zbatimin e skenarëve të amerikanëve

Mediat irakiane të premten në mbrëmja kanë njoftuar për sulmin e grupit terrorist ISIS kundër një ceremonia mortore në qytetin Jathrib në jug të provincën Salahudin në veri të Irakut ku si pasojë janë vrarë 7 persona dhe janë plagosur 17 të tjerë.

Forcat irakiane pas këtij sulmi terrorist, kanë filluar operacionet e ndjekjes dhe kërkimit për arrestimin e autorëve të këtij sulmi terrorist dhe forcat e organizatës Hashd Sha’bi me anë të një deklarate, kanë deklaruar se kanë dërguar forca dhe pajisje për të mbështetur forcat e sigurisë që veprojnë në këtë rajon. Në lidhje me këtë sulm terrorist të ISIS, duhet të merren parasysh disa çështje.

E para, pavarësisht disfatës së grupit terrorist ISIS në Irak, elementët e këtij grupi terrorist janë të pranishëm në rajone të ndryshme të këtij vendi dhe po vazhdojnë kryerjen e sulmeve terroriste kundër qytetarëve dhe institucioneve shtetërore të këtij vendi.

E dyta, pavarësisht sulmeve të gjera propagandistike dhe negative të disa mediave të brendshme dhe rajonale kundër forcave vullnetare Hashd Sha’bi, këto forca po vazhdojnë të veprojnë si faktori kryesor kundër grupeve terroriste në mbrojtje të qytetarëve dhe institucioneve shtetërore të Irakut, prandaj, këto forca konsiderohen mbështetja kryesore e popullit duke ruajtur pozitën e tyre popullore dhe rolin e tyre si pjesë e strukturave shtetërore.

E treta, në lidhje me rifillimin e sulmeve terroriste të ISIS duhet thënë se vazhdimi i aktiviteteve të grupit terrorist ISIS duke poseduar pajisje luftarake dëshmon ekzistencën e mbështetjeve nga ana e disa shteteve rajonale dhe ndërkombëtare ndaj këtij grupi terrorist. Kjo do të thotë se ky grup terrorist vazhdon të shfrytëzohet nga faktorë të ndryshme si vegël ose mekanizëm për krijimin e trazirave dhe pasigurisë në Irak dhe mbështetësit e këtij grupi terrorist në rast nevoje, bëjnë edhe transferimin e elementëve terrorist të këtij grupi në rajone të ndryshme të Irakut ose nga ky vend në vendet e tjera.

E katërta është çështja që lidhet me nevojën e domosdoshme të largimit të forcave amerikane nga vendet e rajonit duke përfshirë edhe Irakun. Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, gjatë vizitës së fundit të tij në Amerikë, ka deklaruar se forcat ushtarake të Amerikës deri në fund të vitit 2021, do të kthehen në vendin e tyre. Siç duket, ky qëndrim i Amerikës është rezultat i disa presioneve ekzistuese në këtë vend kundër Uashingtonit dhe qeverisë së Irakut. Kjo do të thotë se me afrimin sa më shumë të kohës së organizimit të zgjedhjeve në Irak, amerikanët po mundohen të ulin sa më shumë presionin ekzistues mbi Mustafa Al-Kadhimi. Në bazë të kësaj, me afrimin e kohës së organizimit të zgjedhjeve në Irak, siç duket duhet pritur shtimin e sulmeve të terroristëve të ISIS në Irak në mënyrë që Amerika të gjejë pretekstet e nevojshme për vazhdimin e pranisë së saj pushtuese në Irak, gjë që është në kundërshtim me ligjin e miratuar në Parlamentin e Irakut, si dhe për uljen e presioneve ekzistuese ndaj qeverisë së Mustafa Al-Kadhimi.

E pesta, sa i përket vazhdimit të sulmeve të terroristëve në Irak që po shtohen gjithnjë e më tepër në Irak, siç duke ky fenomen është i lidhur me kohën e organizimit të zgjedhjeve parlamentare në Irak. Zgjedhjet parlamentare në Irak do të organizohen më 10 tetor të këtij viti. Duket se shtimi i sulmeve terrorist në Irak, po ndjek dy qëllim:

Qëllimi i parë është shtyrja e kohës së organizimit të zgjedhjeve parlamentare në këtë vend me pretekst se nuk ekzistojnë rrethanat e sigurisë për organizimin e këtyre zgjedhjeve, sidomos kur merret parasysh fakti se disa subjekte dhe parti politike irakiane si për shembull Koalicioni Sairun me udhëheqës Mokteda Sadr i cili ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në këtë mënyrë u jepet më shumë rast grupeve të mbështetura nga Amerika.

Qëllimi i dytë është përpjekje për heqjen e kredibilitetit të forcave të mobilizimit vullnetar Hashd Sha’bi të Irakut. Në këtë kuadër bëhet përpjekje që të shfrytëzohet pasiguria në këtë vend kundër grupeve dhe partive politike që mbështesin rezistencën dhe forcat e mobilizimit vullnetar Hashd Sha’bi në mënyrë që ky grup popullor dhe këto parti dhe lëvizje politike të paraqiten si një grup i pasuksesshëm dhe i dështuar para popullit të Irakut./parstoday