Gusht 04, 2021 09:18 Europe/Tirane
  • Irani përgënjeshtron hyrjen e forcave të armatosura të tij në anijet në Gjirin Persik

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit të martën në mbrëmje ka përgënjeshtruar pretendimet e disa mediave perëndimore dhe sioniste për hyrjen e forcave të armatosura të Iranit në disa anije të cilat ishin duke lundruar në Gjirin Persik dhe në Detin e Omanit.

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tasnim, ka theksuar se spekulimet për hyrjen e forcave të armatosura të Iranit në anijet të cilat ishin duke lundruar në rajonin e Gjirit Persik dhe Detit të Omanit, nuk janë të vërteta dhe ai ka paralajmëruar për spekulimet dhe lajmet e rrejshme të mediave perëndimore dhe sioniste.

Khatibzade gjithashtu ka reaguar edhe në lidhje me publikimin e lajmeve kontradiktore rreth sigurisë së transportit detar në rajon dhe ka kërkuar nga të gjitha palët që ta ruajnë vigjilencën e vet në lidhje me publikimin e lajmeve të rrejshme dhe spekulimeve të mediave. Khatibzade gjithashtu e quajti shumë të dyshimtë publikimin e lajmeve në lidhje me "aksidentet e njëpasnjëshme të sigurisë" për anijet në rajonin e Gjirit Persik dhe në Detin e Omanit dhe paralajmëroi për çfarëdo lloj të skenarëve të rrejshëm që bëhen për qëllime të veçanta politike. Ai njëkohësisht me këtë theksoi përsëri se politika e Republikës Islamike të Iranit ndjek vendosjen dhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Gjirit Persik dhe në Detit të Omanit, ndërsa shtoi: “Forcat detare të Iranit në rast të paraqitjes së nevojës dhe kërkesave për ndihmë nga anijet që kalojnë në këtë rajon, janë të gatshme për t’i ofruar atyre ndihmë logjistike detare”.

Dje disa burime informative kanë publikuar lajme në lidhje me ndodhjen e disa aksidenteve për disa anije në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Agjencia e lajmeve Associated Pres në lidhje me këtë pretendoi se të paktën katër anije në brigjet e EBA-ve kanë dal nga kontrolli. Më pas edhe agjencia e lajmeve Reuters pretendoi se forcat iraniane kanë marrë nën kontroll disa anije në këtë rajon.  /parstoday/