Gusht 04, 2021 16:02 Europe/Tirane
  • Enrique Mora dhe funksionarë të tjerë të huaj arrijnë në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë inaugurimit të presidentit të ri të Iranit

Enrique Mora, sekretari i përgjithshëm i shërbimit për veprim të jashtëm të BE, sot në mëngjes ka arritur në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se para disa orëve edhe Bruno Shul, shefi i tryezës për veprim të BE, Stephan Klement, ambasadori i BE në Vjenë dhe gjithashtu znj. Kristina Radi, ambasadorja e Sllovenisë në Teheran, janë pritur nga autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në aeroportin ndërkombëtar “Imam Khomejni (ra) në Teheran. Në prag të organizimit të ceremonisë për inaugurimin e presidentit të trembëdhjetë të Republikës Islamike të Iranit, ministri i punëve të jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, kryetarët e parlamenteve të Sirisë, Uzbekistanit, Taxhikistanit, Nigerit, Zangbarit dhe Tanzanisë, kryetari i grupit parlamentar të miqësisë së Brazilit dhe Iranit, ministri i turizmit të Ghanas dhe ministri i punëve të jashtme të Nikaraguas kanë arritur në Teheran. Deri më tani 115 funksionarë zyrtarë të 73 vendeve të botës kanë deklaruar interesimin për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Republikës Islamike të Iranit që në mes tyre janë 10 presidentë në nivel të liderëve të vendeve, 20 kryetarë të parlamenteve, 11 ministra të punëve të jashtme, 10 ministra si dhe të dërguar special dhe funksionarë të ndryshëm të cilët do të marrin pjesë në këtë ceremoni. Ceremonia për inaugurimin e presidentit të ri të Republikës Islamike të Iranit zhvillohet ditën e enjte në Parlamentin Islamik të Iranit./parstoday