Shtator 15, 2021 09:00 Europe/Tirane
  • ISIS nuk arrin të sulmojë pelegrinët e Arbainit

Organizata e Njësive të Mobilizimit të Popullit irakian e njohur si Hashad al-Shabi njoftoi në një deklaratë të martën mbrëma se plani i terroristëve të ISIS për të sulmuar pelegrinët e Arbainit Huseinit u neutralizua.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Organizata Irakiane Hashd Al-Shabi njoftoi në një deklaratë se gjatë një operacioni të saktë të sigurisë dhe duke përdorur një pritë, ajo arriti të shkatërrojë një rrjet terrorist të lidhur me ISIS që kishte për qëllim të sulmonte pelegrinët në Arbainin Huseinit në jug të Bagdadit. Hashd al-Shabi njoftoi gjithashtu se forcat e inteligjencës së kësaj organizate arritën të arrestojnë disa elementë të rrjetit terrorist. Dita e njëzetë e muajit Safar e vitit 1443 hixhri (27 shtator 2021) është quajtur Arbain që përkujton të dyzetat e martirizimit të Imam Huseinit (a.s), imamit të tretë të shi'itëve të botës dhe shokëve të tij besnikë në shkretëtirën e Qerbelasë.  Në këtë ditë miliona pelegrinë nga e gjithë bota shkojnë në qytetin e Qerbelasë në Irakun jugor për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit Huseinit. Pavarësisht disfatës së grupit terrorist ISIS në Irak, një numër anëtarësh të këtij grupi terrorist janë ende të pranishëm në pjesë të ndryshme të vendit dhe kryejnë akte terroriste në mënyrë sporadike./ParsToday