Shtator 22, 2021 13:55 Europe/Tirane
  • Amir-Abdollahian në takimin me Borrell thekson rifillimin e negociatave bërthamore

Gjatë një takimi me shefin e politikës së jashtme të BE -së, ministri i Jashtëm iranian tha se qeveria e re iraniane do të rifillojë bisedimet në Vjenë.

Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian u takua me shefin e politikës së jashtme të BE Joseph Borrell të martën në margjinat e  sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork. Duke theksuar se Irani po kërkon një rezultat praktik në bisedime, Ministri i Jashtëm iranian tha: "Irani as nuk po humb kohë, as nuk pranon sjelljen jokonstruktive të Shteteve të Bashkuara dhe as nuk do ta vonojë vendin për premtimet  boshe të perëndimorëve". Amir Abdullahian vlerësoi përpjekjet e Borrell për të ndjekur procesin e negociatave dhe theksoi: "Të gjitha palët duhet të dinë se marrëveshja bërthamore duhet të ketë rezultate të prekshme për Iranin dhe në praktikë, ne duhet të shohim heqjen e sanksioneve të paligjshme, dhe të verifikojmë nëse të tjerët kthehen në angazhimet e tyre. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të ndalojnë masat tona kompensuese", tha shefi i diplomacisë iraniane. Nga ana e tij, Shefi i politikës së jashtme të BE Joseph Borrell, duke theksuar se dështimi i marrëveshjes bërthamore nuk është e mirë për asnjërën palë, shtoi:  "Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë kritik ndaj politikave dhe veprimeve destruktive të Trump në tërheqjen nga marrëveshja bërthamore dhe ai e ka pasur të qartë këtë, por vendimi i administratës së re amerikane është një kapitull i ri që ka krijuar shpresën për ruajtjen dhe ringjalljen e marrëveshjes bërthamore"./ParsToday