Shtator 22, 2021 14:02 Europe/Tirane
  • Gjeneral Haxhizadeh: Ne jemi betuar për të dëbuar Shtetet e Bashkuara nga rajoni

Gjeneral brigade Amir Ali Haxhizadeh, Komandant i Forcave Ajrore dhe Hapësinore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, theksoi nevojën për të dëbuar Shtetet e Bashkuara nga rajoni.

"Pas martirizimit të Gjeneral Kasem Soleimani, ne u zotuam të dëbojmë Shtetet e Bashkuara nga rajoni ynë," tha komandanti i Forcave Ajrore dhe Hapësinore të IRGC për rrjetin e lajmeve Al-Masira. Ai theksoi se dëbimi i Shteteve të Bashkuara nga rajoni është i pashmangshëm. Haxhizadeh në intervistën me Al-Masira, shtoi: "Kërcënimet e regjimit sionist nuk janë gjë tjetër veçse gjepura, sepse Rripi i rrethuar i Gazës i imponoi një humbje të rëndë këtij regjimi." Komandanti i Forcave Ajrore dhe Hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit vazhdoi: "Regjimi sionist u mund nga raketat e popullit palestinez, të cilat palestinezët i prodhuan vetë duke shfrytëzuar tubat e kanalizimeve". Gjeneral Haxhizadeh shtoi: "Regjimi sionist duhet të mbledhë plaçkat dhe të gjejë një vend për të jetuar në Shtetet e Bashkuara, Alaska apo Evropë." Paralajmërimi i Gjeneral brigade Amir Ali Haxhizadeh vjen pas deklaratave të fundit nga disa zyrtarë izraelitë, përfshirë ministrin izraelit të Inteligjencës Eli Cohen, i cili kohët e fundit i tha kanalit Al-Arabia se Tel Avivi nuk do të lejonte që Irani të posedonte një armë bërthamore./ParsToday