Tetor 22, 2021 19:11 Europe/Tirane
  • Forcat e varura nga koalicioni agresor saudit arratisen nga Maribi drejt provincave jugore të Jemenit

Burimet lokale në Jemen kanë njoftuar për arratisjen nga provinca Marib e komandantëve dhe forcave militante të partisë “Al-Islah” të mbështetura nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite.

Faqja informative Al-Khabari Al-jemeni njoftoi se Këshilli Tranzitiv i Jugut i mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe  ka thënë se forcat militante të partisë “Al-Islah” të cilat kanë nën kontroll qytetin Marib, me shtimin e sulmeve të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit janë duke u arratisur në drejtim të provincave fqinjë.

Këshilli Tranzitiv i Jugut duke thënë se disa komandantë të forcave militante të partisë “Al-Islah” janë arratisur në provincën Al-Mohre”, ka akuzuar qeverinë e Mansur Hadi të mbështetur nga Arabia Saudite për mungesë të seriozitetit përball forcave popullore jemenase dhe forcat Mansur Hadi janë duke u arratisur me poshtërim.

Kritikat e ashpra të këtij grupi jemenas të mbështetur nga EBA ndaj qeverisë së Mansur Hadi janë bërë pasi që Abdulkhalik Abdullah, këshilltari i princit të kurorës së Abu Dhabit të martën e kaluar ka thënë: “Besimi te qeveria në dorëheqje dhe te forcat ushtarake të saj ka arritur në nivelin zero, ata nuk e meritojnë mbështetjen bujare të koalicionit arab dhe çdo dollar që shpenzohet për qeverinë në dorëheqje të Mansur Hadi, është dëm i madh”./parstoday/