Tetor 24, 2021 07:30 Europe/Tirane
  • Urime për ditëlindjen e Profetit të nderuar të Islamit (s.a.v.s) dhe Imam Xhafer Sadek (as)

Sot më 17 Rabiul-Aval të vitit 1443 Hixhri Kameri që përkon me 24 tetorin e vitit 2021 është dita e lindjes së hazretit Muhamed, Profetit të nderuar të Islamit (s.a.v.s) dhe e imam Xhafar Sadikut (as).

Me rastin e ditëlindjes së Profetit të nderuar të islamit, nëpër xhami, teqe dhe mauzoleun e imam Rezait (as) në Mashhad mbahen fjalime dhe ceremoni të ndryshme. Sunitët janë të mendimit se 12 Rabiul’Avali është data e lindjes së profetit të nderuar të islamit ndërsa shiitët thonë se profeti ka lindur më 17 Rabiul’Aval. Këtë distancë kohore, imam Khomeini (ra) e ka shfrytëzuar për të caktuar javën e unitetit islam. RTV i Republikës Islamike të Iranit uron të gjithë myslimanët dhe liridashësit e botës për ditëlindjen e Profetit të nderuar të Islamit (s.a.v.s) dhe të Imam Xhafer Sadek (as)./ParsToday