Tetor 26, 2021 13:06 Europe/Tirane
  • Ushtria e Turqisë sulmon me artileri pjesën veriperëndimore të provincës Hasake në Siri

Burimet siriane kanë njoftuar se ushtria e Turqisë ka sulmuar me artileri rajonet veriperëndimore të provincës Hasake të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se forcat pushtuese të Turqisë dhe mercenarët terrorist të tyre sot (të martën) përsëri kanë vazhduar agresionin e tyre me qëllim të dëbimit të banorëve të fshatrave në rrethin e Tel Tamur në veriperëndim të provincës Hasake.

Në bazë të këtij burimi, forcat pushtuese të Turqisë dhe mercenarët terroristë të tyre kanë gjuajtur me dhjetëra predha dhe raketa në lagjet e fshatrave Tel Shanan, Tel Kifxhi, Tel Xhum'a dhe Dardare në rrethimin e Tel Tamur dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në shtëpinë e banorëve të këtyre fshatrave të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Vlen të theksohet se rajonet e pushtuara nga Turqia dhe grupet terroriste të mbështetura nga Ankaraja, ndodhen në një gjendje jo stabile dhe janë shndërruar në arenë të luftimeve të vazhdueshme me grupeve terroriste dhe këto luftime po detyrojnë banorët të largohen nga vendbanimet e tyre./ParsToday