Nëntor 23, 2021 16:33 Europe/Tirane
  • Vriten 4 ushtarë irakianë në sulmin terrorist të ISIS në lindje të këtij vendi

Burimet informative irakiane kanë njoftuar për vrasjen e katër ushtarëve irakianë në sulmin e terroristëve të ISIS në lindje të Irakut.

Burimet irakiane të informimit kanë thënë se terroristët e ISIS ditën e hënë në mbrëmje kanë sulmuar një zonë në jug të qytetit Ba'kuba, qendër e provincës Dejale në lindje të Irakut dhe si pasojë e këtij sulmi një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Një burim i sigurisë në provincën Dejale të Irakut ka thënë: "Terroristët e ISIS kanë sulmuar me snajper një prej bazave të brigadës së parë të ushtrisë së Irakut në fshatin Ibrahim, 9 kilometra në jug të Bakubas./ParsToday