Qershor 23, 2022 08:01 Europe/Tirane
  • 920 të vdekur dhe 620 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në juglindje të Afganistanit

Të paktën 920 persona kanë humbur jetën dhe 620 janë plagosur nga një tërmet i fuqishëm që goditi pjesën juglindore të Afganistanit këtë mëngjes, tha një zyrtar afgan.

Agjencia e lajmeve Tolou njoftoi se Sharafuddin Muslim, ushtrues i detyres së ministrit të brendshëm të qeverisë së talebanëve për menaxhimin e fatkeqësive në Afganistan, në një konferencë shtypi deklaroi se 920 persona kanë humbuir jetën dhe 620 persona të tjerë janë plagosur nga tërmeti i mbrëmshëm në disa provinca të Afganistanit. Tërmeti i mbrëmshëm gjithashtu lëkundi edhe disa provinca të tjera në Afganistan, dhe burime lokale në rrethin Gijan Paktika thonë se një fshat u shkatërrua plotësisht nga tërmeti.Zyrtarët e qeverisë talebanë në provincën Paktika thanë gjithashtu se numri i viktimave në zonën Gyan të provincës ishte shumë i madh.Ambasada e Iranit në Kabul sot (e mërkurë) e njoftoi Ministrinë e Jashtme të qeverisë talebane në Afganistan se Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit është e gatshme të jetë e pranishme në fushën e operacioneve të ndihmës dhe shpëtimit në zonat e goditura nga tërmeti në provincën Paktika të Afganistanit.Said Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, shprehu gjithashtu solidaritetin dhe pikëllimin e tij të thellë popullit mik dhe vëllazëror të Afganistanit pas tërmetit në Afganistanin juglindor, i cili rezultoi me vdekjen dhe plagosjen e qytetarëve afganë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.Khatibzade gjithashtu deklaroi gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të ofruar çdo lloj ndihme për viktimat e tërmetit./ParsToday