Nëntor 23, 2022 10:04 Europe/Tirane
  •  Pretendimi i Amerikës për rolin e Iranit në sulmin ndaj një cisterne nafte

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të akuzojnë Republikën Islamike të Iranit dhe pretendojnë se hetimet tregojnë se një dron iranian ka qenë i përfshirë në një sulm ndaj një cisterne nafte në Detin Oman.

Sipas IRNA; Flota e 5-të e marinës amerikane, me bazë në Bahrein, të martën pretendoi se pas ekzaminimit të mbetjeve të një droni të përdorur në një sulm ndaj një cisterne nafte në brigjet e Omanit, kishte arritur në përfundimin se droni ishte i ngjashëm me atë që Teherani i ka ofruar Rusisë dhe që Moska po i përdor  në luftën e Ukrainës. Perëndimi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, prej muajsh ka bërë pretendime anti-iraniane. Këto presione nisën në të njëjtën kohë kur tensionet në luftën në Ukrainë u përshkallëzuan, gjë të cilën Teherani e kundërshton kategorikisht. Më herët, Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, i lidhur me regjimin sionist, fajësoi Iranin për sulmin me dron ndaj anijes në Detin Oman. Pretendimet e Amerikës janë pjesë e luftës së kombinuar të Amerikës kundër Iranit, e cila është intensifikuar që nga fillimi i trazirave. Që nga fillimi i trazirave në Iran, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore janë përpjekur të mbajnë të gjallë atmosferën e kaosit në Iran përmes frymëmarrjes artificiale duke aplikuar sanksione të reja, propagandë mediatike dhe duke mbajtur qëndrime të ashpra dhe joproporcionale.