Nëntor 24, 2022 09:19 Europe/Tirane
  •  Reagimi i Kanani ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm britanik

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, në përgjigje të deklaratave të ministrit të Jashtëm britanik për gazetarinë e lirë dhe të ndershme, theksoi: Zoti Ministër; Me këto slogane false, ju zyrtarisht mbështesni dhomën e luftës kundër kombit iranian.

Sipas IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, në Twitter shkroi: “Ministri i Jashtëm i një regjimi që pret dhe mbështet një rrjet që promovon lirisht terrorin, dhunën dhe kaosin kundër kombit dhe sigurisë kombëtare të Iranit, pretendon se “ne e marrim seriozisht rëndësinë e gazetarisë së lirë dhe të ndershme.  Zoti Ministër, me këto slogane false, ju zyrtarisht po mbështesni dhomën e luftës kundër kombit iranian.  Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, në një intervistë për gazetën saudite "Al-Sharq Al-Avasat" vazhdoi deklaratat e tij ndërhyrëse dhe mbështeti mediat në gjuhën persiane me bazë në këtë vend, të cilat për 2 muajt e fundit kanë publikuar lajme ndërhyrëse dhe nxisnin trazira në Iran. Ai tha:  Siguria e njerëzve në Angli është vërtet serioze për ne.  Ne e marrim shumë seriozisht rëndësinë e gazetarisë së lirë dhe të ndershme. Ministri i Jashtëm britanik pas trazirave të fundit në Iran, ka mbështetur rebelët.  Në këtë drejtim, ky vend ka vendosur edhe sanksione ndaj një sërë zyrtarësh dhe institucionesh iraniane.