Nëntor 24, 2022 09:20 Europe/Tirane
  •  Dy shpërthime në Kuds: një kolon izraelit i vrarë dhe disa të plagosur

Të mërkurën në mëngjes, dy shpërthime në dy stacione autobusësh pranë hyrjeve të Kudsit të pushtuar lanë një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas raporteve fillestare nga mediat palestineze, shpërthimi i parë ndodhi pranë një stacioni autobusi në lagjen Shaari të Kudsit të pushtuar. Pesë nga të plagosurit thuhet se janë në gjendje kritike për jetën. Forcat okupuese izraelite janë në gatishmëri pranë vendit të shpërthimit. Raportet thonë se shpërthimi u shkaktua nga një mjet shpërthyes i vendosur brenda një qeseje. Policia po vijon hetimet. Më vete, media izraelite raportoi një shpërthim të dytë pranë një stacioni autobusi në lagjen Ramot në veri të Kudsit të pushtuar, duke plagosur tre persona. Gazeta Yedioth Ahronoth raporton se një person ka humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur në dy shpërthimet që ndodhën në Kudsin e pushtuar. Disa prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë, shtoi gazeta. Bëhet e ditur se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të regjimit sionist, i cili së fundi udhëtoi për në Amerikë, u detyrua të kthehej në territoret e pushtuara pas dy shpërthimeve të ndodhura në Jerusalemin e pushtuar dhe rrëmbimit të trupit të një sionisti nga një spital në veri të Bregut Perëndimor. Avi Kochavi, i cili së fundmi ka udhëtuar në Amerikë, do të kthehet në territoret e pushtuara për shkak të ndryshimit të situatës së sigurisë në Jerusalemin e pushtuar. Disa analistë thonë se sulme të tilla janë shumë të pazakonta dhe nuk kanë ndodhur për disa vite. Ato mbajnë shenjat dalluese të operacioneve që ndodhën gjatë intifadës së dytë palestineze kundër pushtimit izraelit dy dekada më parë. Një anëtar i Parlamentit izraelit, Itmar Ben Gvir, tha se "dy shpërthimet na kthyen" në epokën e Intifadës.