Mars 17, 2023 09:40 Europe/Tirane
  •  Forcat speciale sioniste: Nga e diela nuk do të shërbejmë në ushtri

Qindra rezervistë të shërbimit të operacioneve speciale të regjimit sionist njoftuan të enjten mbrëma se nga e diela nuk do të shërbejnë më në ushtri në shenjë proteste ndaj reformave në drejtësi.

Mediat e regjimit sionist raportuan se qindra rezervistë të operacioneve speciale të Departamentit të Inteligjencës Ushtarake, Mossad dhe Shabak, njoftuan se nga e diela nuk do të vazhdojnë shërbimin vullnetar në ushtri. Këto forca përmes një deklarate njoftuan se ligji i parë diktatorial, pra reforma gjyqësore, do të miratohet të dielën, gjë që do të jetë e tmerrshme. Gjithashtu, mediat sioniste raportuan se qindra oficerë në një letër drejtuar komandantit të forcave ajrore të regjimit pushtues sionist, njoftuan se ata nuk do të shërbejnë në forcën rezervë. Në projektligjin e kabinetit të Netanyahut që thirret “Reforma e ligjit në drejtësi”, që banorët e territoreve të pushtuara e interpretojnë si një grusht shteti anti-kushtetues, reduktohen kompetencat e sistemit gjyqësor të këtij regjimi dhe në të kundërt, forcohet pushteti dhe kompetencat e organeve ekzekutive dhe legjislative. Ky projektligj u miratua në votimin e parë në seancën e Knessetit (Parlamentit) që u mbajt javën e kaluar. Nëse miratohet në votimin e dytë dhe të tretë, ky projektligj do të miratohet përfundimisht dhe do të bëhet ligj.