May 26, 2023 09:25 Europe/Tirane
  •  25 operacione të rezistencës palestineze kundër sionistëve

Qendra për Informim e Palestinës njoftoi se forcat e rezistencës palestineze kanë kryer 25 operacione kundër forcave ushtarake sioniste gjatë ditës dhe natës së kaluar.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Qendra për Informim e Palestinës në një raport të saj ka thënë se në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e pushtuar janë zhvilluar 25 operacione të rezistencës palestineze, më të rëndësishmet prej të cilave ishin 5 operacione të kryera me anë të sulmeve të armatosura, me hedhje eksplozivi dhe koktejve molotov, shkatërrimi i një automjeti ushtarak dhe përballja me sulmet e kolonëve sionistë.

Qendra Informative e Palestinës shtoi në këtë raport se këto përleshje ndodhën në nëntë vende në Bregun Perëndimor të lumit Jordan në Palestinë. Në kampin e refugjatëve “Shufat” ka ndodhur një përleshje mes ushtarëve sionistë dhe palestinezëve, gjatë së cilës palestinezët kanë gjuajtur me gurë ndaj sionistëve.

Luftëtarët e rezistencës palestineze kanë sulmuar me armë edhe mbi ushtarët sionistë në postbllokun “Salem” në Xhenin. Njëkohësisht me fillimin e përleshjeve mes sionistëve dhe palestinezëve, ushtarët sionistë u vunë në shënjestër të luftëtarëve palestinezë në "Xhaba" dhe "Kabatija". Palestinezët iu kundërpërgjigjën sulmeve të kolonëve sionistë edhe në hyrje të provincës Ariha dhe hodhën gurë ndaj tyre dhe shkatërruan makinat e kolonëve sionistë.

Në një tjetër zhvillim, mediat palestineze njoftuan se forcat sioniste sulmuan kampin e refugjatëve Akaba Xhabr, gjatë të cilit 10 palestinezë u plagosën nga plumbat e forcave sioniste.

Pak ditë më parë gazeta sioniste "Yedioth Ahronoth" njoftoi se operacionet palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë bërë që kolonët sionistë të humbasin ndjenjën e sigurisë, saqë ata deklarojnë hapur se vetëm një mrekulli mund të parandalojë vdekjen e tyre.