Qershor 02, 2023 10:36 Europe/Tirane
  •  Kina u dorëzoi 225 shtëpi parafabrikate njerëzve të prekur nga tërmeti në Siri

Qeveria e Kinës i dorëzoi qeverisë siriane 225 seri shtëpish të parandërtuar për vendosjen e qytetarëve sirianë dhe kthimin e qetësisë dhe jetës normale në zonat e prekura nga tërmeti.

Një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore mëngjesin e 6 shkurtit të këtij viti. Numri i viktimave të tërmetit në Siri është rreth 6 mijë persona. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët njoftoi se 5.3 milionë njerëz ishin të zhvendosur dhe të pastrehë pas tërmetit në Siri dhe deklaroi se këta njerëz kanë nevojë për strehim.

Sipas faqes informative të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Xi Hongwei, ambasadori kinez në Damask, në një takim me Hussejn Makhlouf", ministrin e administratës lokale dhe mjedisit të Sirisë, deklaroi: "Siria është një vend partner i mirë dhe vëlla për qeverinë kineze dhe pas tërmetit të tmerrshëm të këtij vendi, ne bashkëpunuam me njëri-tjetrin për të ndihmuar qeverinë dhe popullin sirian për të kapërcyer këto probleme. Pekini do të qëndrojë përkrah Damaskut në rrugën e rindërtimit të një vendi të bukur".

Husejn Makhlouf, ministri i administratës lokale dhe mjedisit të Sirisë, duke falënderuar qeverinë kineze, tha se ndihma e Pekinit për rivendosjen e të goditurve dhe rivendosjen e jetës normale në zonat e prekura ishte shumë praktike dhe tregon edhe një herë miqësinë e thellë tradicionale mes dy vendeve.