Qershor 06, 2023 08:48 Europe/Tirane
  •  Marandi: Irani nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje përpara se të zgjidhë të gjitha rastet në agjenci

Këshilltari i delegacionit iranian në negociatat për heqjen e sanksioneve deklaroi se Teherani është informuar për projekt-marrëveshjen dhe theksoi se Irani nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje përpara se të zgjidhë të gjitha rastet në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Mohammed Marandi, këshilltari i delegacionit iranian në negociatat për heqjen e sanksioneve, tha se marrëveshja bërthamore është gati dhe vetëm pritet nënshkrimi nga evropianët. Mohammad Marandi shtoi se Irani është informuar për projekt-marrëveshjen dhe i ka dërguar qëndrimet e tij palëve evropiane dhe amerikane, por ende është në pritje të një përgjigjeje. Këshilltari i delegacionit iranian në negociatat për heqjen e sanksioneve vuri në dukje se marrëveshja bërthamore duhet të formulohet në atë mënyrë që të mos lejojë mashtrimin, në kundërshtim me marrëveshjen e mëparshme dhe sqaroi se nëse perëndimorët duan të nënshkruajnë marrëveshjen edhe Irani është gati, por qëndrojë kurrë në pritje të tyre. Mohammad Marandi deklaroi se Irani do të forcojë marrëdhëniet e tij me vendet e tjera, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Indinë, duke theksuar se qëndrimi i Iranit nuk ka ndryshuar dhe se nuk do të arrihet asnjë marrëveshje para se të gjitha rastet të zgjidhen në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Negociatat për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit u mbajtën në Vjenë më 4 gusht 2022 dhe përfunduan më 8 gusht me kthimin e delegacioneve në kryeqytete. Pas disa muajsh bisedimesh intensive në Vjenë, negociatat për heqjen e sanksioneve kanë arritur në një fazë ku nëse Shtetet e Bashkuara, si palë që ka shkelur marrëveshjen JCPOA, pranojnë kërkesat e arsyeshme të Iranit dhe kërkesat për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të besueshme, atëherë marrëveshja përfundimtare do të arrihet.