Qershor 06, 2023 08:49 Europe/Tirane
  •  Kryengritja e 5 qershorit, fillimi i një lëvizjeje madhështore për t'i dhënë fund tiranisë

Kryengritja e përgjakshme e 5 qershorit 1963 ishte fillimi i një lëvizjeje madhështore nga kombi i madh i Iranit nën udhëheqjen e Imam Khomeinit (ra) për t'i dhënë fund tiranisë.

Sot (e hënë), 15 Khordad 1402 hixhri shemsi (5 qershor 2023) përkon me përvjetorin e kryengritjes historike të Imam Khomeinit (ra), themeluesit të madh të Republikës Islamike të Iranit, në vitin 1963. Kryengritja e 5 qershorit 1963 është një pikë kthese në historinë e Revolucionit Islamik dhe fillimi i lëvizjes islame të kombit iranian. Kjo kryengritje historike ishte fillimi i përballjes së lëvizjes islame kundër sundimit autoritar të regjimit monarkist Pahlavi dhe siguroi kushte të përshtatshme për formimin e themeleve intelektuale, politike dhe shoqërore të revolucionit islamik. Kryengritja mbarëkombëtare e kombit iranian më 5 qershor1963, me dy tipare të spikatura, përkatësisht udhëheqjen e unifikuar të Imam Khomeinit (ra) dhe natyrën islame të motiveve, sloganeve dhe qëllimeve të kryengritjes, nisi një kapitull të ri në luftën e kombit iranian, i cili më vonë u bë i njohur si “Revolucioni Islamik”. Lidhur me këtë, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, sot në një takim me anëtarët e Kongresit Kombëtar për përkujtimin e 60 vjetorit të kryengritjes historike të 5 Qershorit, tha se një nga funksionet e rëndësishme të këtij Kongresi është të kujtojë mizorinë dhe krimet e regjimit Pahlavi, si dhe të shprehë shërbimet dhe arritjet e Revolucionit Islamik për popullin. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit e konsideroi motivimin e popullit për të marrë pjesë në ngjarjen historike të 5 Qershorit si shpresë për ndryshim në dobi të Islamit dhe popullit të Iranit dhe shtoi: Në atë ditë kur banorët e Varaminit, në juglindje të Teheranit, nisën lëvizjen e tyre, ata ishin përballë regjimit Pahlavi të armatosur deri në dhëmbë, por ata kishin shpresën e ndryshimit dhe ishin gati të vdisnin në këtë rrugë. Me rastin e 60-vjetorit të kryengritjes historike të popullit të Kumit 5 qershor 1963, të hënën shtresa të ndryshme të popullit besimtar të këtij qyteti rinovuan besëlidhjen me idealet e Imam Khomeinit dhe me dëshmorët e Revolucionit Islamik duke mbajtur një marshim madhështor.