Qershor 06, 2023 08:50 Europe/Tirane
  •  Për shkak të sanksioneve amerikane, Irani refuzon kërkesën e FMN për qasje në të dhënat ekonomike

Republika Islamike e Iranit për shkak të sanksioneve të SHBA-së, e ka refuzuar kërkesën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për qasje në disa të dhëna të klasifikuara ekonomike.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Muhamed Reza Farzin, guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, në një takim me Kristalina Georgieva, drejtuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, deklaroi: "Irani për shkak të sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për shkak të respektimit të interesave kombëtare, nuk mund t'i japë qasje Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në disa nga të dhënat e tij të klasifikuara ekonomike".

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit duke iu referuar fillimit të bashkëpunimit të Iranit me organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë burimet në dispozicion të Iranit në Fondin Monetar Ndërkombëtar në formën e tërheqjes speciale të 6.7 miliardë dollarë dhe efektivitetit të politikave monetare dhe financiare si rezultat i rritjes së bashkëpunimit, tha: "Politikat monetare dhe financiare të Iranit do të ulin inflacionin e vendit në 30 për qind këtë vit".

Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar tha gjithashtu se ky takim është një shenjë e rifillimit të ndërveprimit midis Bankës Qendrore të Iranit dhe Agjencisë Financiare të Kombeve të Bashkuara.

Takimi i Farzinit me Georgieva ishte takimi i parë i kreut të Bankës Qendrore të Iranit me kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar në dekadat e fundit.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit ka udhëtuar në Uashington për të takuar dhe biseduar me zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Republika Islamike e Iranit është aktualisht anëtare e Bordit të Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi së fundmi një raport në bazën e të dhënave të tij statistikore, duke vënë në dukje rritjen prej 141 miliardë dollarësh të prodhimit të brendshëm bruto të Republikës Islamike të Iranit në vitin 2022 dhe e prezantoi ekonominë e Iranit si ekonominë e 22-të më të madhe në botë këtë vit.