Behgjet Pacolli mbështet qeverinë për reciproritetin e targave
Shtator 23, 2021 08:01 Europe/Tirane
Kryetari i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacolli, vlerëson se Qeveria e Kosovës me të drejtë i ka vendosur Serbisë reciprocitetin për targat e veturave.
“Në botën e civilizuar implementimi i marrëveshjeve ndërshtetërore është gjëja më normale, dhe në këtë rast, kur Serbia nuk e bën këtë, Qeveria e Kosovës, me të drejtë aplikon instrumentin e reciprocitetit”, është shprehur Pacolli, sipas RTK.
“Është legjitime secili nga spektri politik duhet ta mbështes fuqishëm këtë veprim!”, ka shkruar ai në rrjetin social 'Facebook'./Syri