Tetor 13, 2021 18:31 Europe/Tirane
  • Operacion në Itali: Një shqiptar mes 13 kriminelëve nigerianë, marihuana nga Shqipëria përmes Otrantos

Karabinierët e Trentos kanë zhvilluar një megaoperacion antidrogë në disa qytete duke shkatërruar një "qëndër kombëtare klasifikimi" që shfrytëzonte një organizatë kriminale nigeriane për ta shpërndarë në gjithë vendin. Ndër 16 të arrestuarit, është një shqiptar.

Qindra kg marihuanë vinin në Itali nga Shqipëria përmes kanalit të Otrantos dhe në rastet kur shpërndaheshin nga organizata kriminale nigeriane, pakot kishin mbështjellëse të ngopura me mentol për të zhdukur aromën.

Në kuadrin e operacionit antidrogë, karabinierët e Komandës Provinciale të Trentos, me urdhër të Prokurorit Publik, kryen 16 arrestime dhe kontrolluan 45 ambiente në Trentino dhe rajone të tjera. Krimi për të cilin u zhvillua operacioni është trafikimi i drogës.

Operacioni, i quajtur "Acqua verde” (Uji i gjelbër) u krye sot në agim në provincat Trento, Bolzano, Romë, Mantua, Verona, Vicenza dhe Treviso.

16 personat e kapur janë 13 nigerianë, 2 italianë dhe 1 shqiptar dhe ata akuzohen për organizatë kriminale që që synon trafikimin dhe shitjen e drogës.

Operacioni - nënvizuan hetuesit - ndjek hetimin e kryer midis tetorit 2019 dhe dhjetorit 2020 nga karabinierët e njësisë hetimore të Trentos, nën drejtimin e Drejtorisë vendore Anti-Mafia, që identifikoi dhe çmontoi një rrjet tshitjesh, i cili ushqente kryesisht sheshin Dante në Trento, pranë stacionit hekurudhor.

Falë një sërë përgjimesh, karabinierët kanë identifikuar ata që janë përgjegjës për këtë "qendër kombëtare të klasifikimit",  menaxhuar nga një grup italianësh në Romë, të cilët, duke përdorur një organizatë kriminale nigeriane, kryenin dërgesa sipas kërkesës në pjesën më të madhe të gadishullit, me interes të veçanta në verilindje, përfshirë Trento, Bolzano dhe Trieste, ku disa dhjetëra kilogram marihuanë dërgoheshin çdo ditë, mbërritur në Itali nga Shqipëria, përmes kanalit të Otrantos.

Karabinierët dokumentuan sesi droga, për të arritur në Trento me korrierë nigerianë që udhëtonin edhe me trenat me shpejtësi të lartë, për të fshehur erën tipike dhe për të shmangur kontrollet, ishte e mbështjellë me disa shtresa celofani të ngopura me mentol.

Duke kontrolluar lëvizjet e korrierëve, policia arriti të identifikonte kanale të ndryshme furnizimi dhe të kryente konfiskime të shumta, duke konstatuar se disa provinca verilindore, nga të cilat dilnin drogat e shitura në Trentino, furnizoheshin nga ana e tyre nga grupi i nigerianëve që vepronin në Romë.

Në përgjithësi, hetimet çuan gjithashtu në kapjen e 16 kg marihuanë, të destinuara për të furnizuar sheshet në Trentino dhe në ngritjen e akuzave kundër  31 të dyshuarve të tjerë si dhe në kapjen e 604 kg të tjera marihuanë dhe 17 hashash./Syri