Tetor 24, 2021 07:30 Europe/Tirane
  • Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi kundër “Open Ballkan”, Vuçiç luan me dy porta

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka kthyer në sfidë personale "Open Ballkan", përfaqesuesit politik të shqiptarëve në Serbi, ashtu si ato të Kosovës, janë kundër kësaj nisme.

Nga Shkodra kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë akuzon presidentin serb Aleksandër Vuçiç se po synon të bëjë lojë të dyfishtë: Shaip Kamberi: "Ka dy standarde të Serbisë e Vuçiç. Vuçiç luan rolin e paqebërësit në Ballkan duke tentuar të lidhë marrëveshje bilaterale e trilaterale për të qenë lider Ballkanit në ndërtimin e paqes. Nga ana tjetër përmes eksponentëve të tij në Beograd, veçanërisht ministri i Policisë që është antishqiptar i dëshmuar, fashist nis projektin e botës serbe. Ajo flet për një botë ku nuk do të ketë vend për të tjerët, prandaj Bota Serbe e Ballkani i Hapur janë në kundërshtim me njëri tjetrin". Shaip Kamberi: Vuçiç po bën lojë të dyfishtë, hiqet si paqebërës në Ballkan por punon projektin e Botës Serbe. Kamberi këmbëngul në kërkesën e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ky komunitet të jetë në agjendën shtetërore të dy shteteve, Kosovë e Shqipëri, pasi sipas tij Serbia do shpopullimin e Lugines. “Ajo dëshiron miqësi me Shqipërinë duke mohuar Kosovën e shqiptarët në Luginë e Preshevës dhe këto janë parime me dy standarde”. "Open Ballkan" të nisur nga Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç, nuk e përkrahin as shqiptarët e Malit të Zi. Kryetar i lidhjes demokratike Nikolle Camaj thotë se ajo e ngadalëson integrimin drejt Europës.  Nikolle Camaj: Pandryshuar Serbia qasje në raport me Kosovën duhet të ishte totalisht e papranueshme. Shqiptarët duhet ta masin mirë mos po futemi në një Jugosllavi të re. Ëndrra shekullore e serbëve është të dalë në det.   Shqiptarët në rajon presin përherë e më shumë që Tirana zyrtare jo vetëm të mbrojë interesat e tyre dhe t'i mbështes në sfidën e vështirë që hasin cdo ditë, por edhe të ngrejë zërin që diskriminimi e asilimi të ndalen./ParsToday