Mars 10, 2023 07:07 Europe/Tirane
  • Lajçak: Asociacioni s'është në agjendë të dialogut, Kurtit ia kam dhënë 15 modele europiane

Emisari Miroslav Lajçak, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si një prej kërkesave dukshëm të përsëritura nga ndërkombëtarët, do të themelohet konform modeleve ekzistuese evropiane.

Mirëpo, sipas tij, Asociacioni momentalisht nuk është në agjendë të dialogut.“Për momentin kjo nuk është në agjendë të dialogut gjersa të gjithë flasin për të”, deklaroi Lajçak, në ATV.

Lajçak tha se bordi menaxhues duhet fillimisht ta prezantojë propozimin për Asociacionin, e pastaj të diskutohet mbi kritikat që të dy palët kanë.

“Thuhet qartë në marrëveshjen e vitit 2013. Është bordi menaxhues ai që duhet ta prezantojë propozimin dhe më pas të dyja palët kanë mundësi të japin kundërpropozimet dhe komentet e tyre dhe ky është procesi në të cilin Kosova dhe Serbia janë partnerë të barabartë. Dhe Bashkimi Evropian do të sigurohet se ajo për çka kemi arritur marrëveshje do të përkojë me standardet evropiane dhe vlerat evropiane”, shtoi tutje.

Lajçak ka thënë se ia ka dhënë kryeministrit Kurti, 15 modele evropiane të strukturave të tilla, të cilat tha se mund të shrytëzohen si inspirim i asaj se si do funksiononte Asociacioni në Kosovë.

I njëjti theksoi se Kosova s’ka arsye për t’u frikësuar nga Asociacioni.

“Nuk ka arsye aspak për t’u frikësuar,  sepse siç e thashë unë ia kam dhënë kryeministrit Kurti 15 modele evropiane te të cilat mund të gjejë inspirimin. Dhe asnjë prej këtyre modeleve nuk ka çuar në këtë mosfunksionim te shtetet që kanë implementuar këto modele”.

“Asnjëra prej këtyre modeleve nuk kanë asgjë si Republika Sprska, çfarë është e rëndësishme është që Kosova dhe Serbia ta nënshkruan, u pajtuan për dy dokumentet në 2013-ën dhe në 2015-ën”, përfundoi emisari, Miroslav Lajçak./syri/