Mars 13, 2023 10:00 Europe/Tirane
  • Takimi në Ohër s’është Dita D për Serbinë, por biseda të vështira na presin

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksnadar Vuçiç në Ohër nuk do të jetë Dita D, raporton RTS.

Mediat serbe raportojnë se 18 marsi, kur u paralajmërua një takim i nivelit të lartë në Ohër, mund të jetë Dita D në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Nuk ka Ditë D, por ka shumë ditë të vështira dhe shumë biseda komplekse, negociata, diplomaci, mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare”, tha Vuçeviq./syri/