Gusht 02, 2021 17:25 Europe/Tirane
  • Shtimi i numrit të blerësve të armëve, krijon mungesë të municionit të armëve në Amerikë

Si rezultat i shtimit të blerësve të armëve dhe municionit në qytete të ndryshme të Amerikës, ky vend tani po përballet me mungesë të konsiderueshme të municionit.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se rritja e madhe e kërkesave të qytetarëve amerikanë për të blerë armë dhe municion në qytete të ndryshme të Amerikës dhe përhapja e pandemisë së virusit Korona në këtë vend, është bërë shkak për krijimin e një mungese të madhe të municioneve të armëve në këtë vend dhe tani edhe forcat e policisë po përballen me probleme në këtë drejtim.

Sipas këtij burimi, përhapja e gjerë e pandemisë së virusit Korona, pasiguritë sociale dhe shtimi i krimeve të kryera mbi bazën e dhunës në Amerikë, konsiderohen faktorë që kanë shtyrë qytetarët amerikanë gjithnjë e më shumë drejt blerjes së armëve dhe municionit. Sipas raportit të kanalit televiziv ABC News dhe institutit hetimor “Arkivi i Dhunës së Armatosur”, gjatë javës që përfundoi më 26 korrik 2021, janë kryer të paktën 915 sulme të armatosura anë e mbanë Amerikës ku si rezultat janë vrarë të paktën 430 qytetarë amerikanë. Parashikohet që kjo shifër të regjistrojë një rekord të ri në vitin 2021, për arsye se humbjet e jetëve të shkaktuara si pasojë e dhunës së armatosur në Amerikë që nga fillimi i vitit e deri më tani kanë arritur mbi 24 mijë persona. Sipas raporteve zyrtare, rreth 270 deri në 300 milionë armë të nxehta ndodhen në duart e qytetarëve në Amerikë, kjo do të thotë se gati çdo qytetar në këtë vend ka një armë zjarri./parstoday