Gusht 03, 2021 07:07 Europe/Tirane
  • Shtohet me 25% numri i vdekjeve nga virusi Korona në Amerikë, pavarësisht vaksinimit

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër pandemisë së virusit Korona duke thënë se akoma ekzistojnë mbi 90 milionë njerëz që plotësojnë kushtet për vaksinim, por akoma nuk janë vaksinuar, ka njoftuar për rritjen e numrit të vdekjeve të njerëzve si pasojë e infektimit me virusin Korona në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jeffrey Zients, koordinatori i Shtëpisë së Bardhë në përballjen me pandeminë e virusit Korona, ditën e hënë, ka thënë: “Këto 90 milionë qytetarë akoma nuk kanë shkuar në qendrat e vaksinimit për të marrë vaksinën kundër virusit Korona. Vaksinimi i secilit person dhe marrja e secilës dozë të vaksinës, ka rëndësi shumë të madhe”. Antony Fauci, shefi i qendrës për kontrollin e sëmundjeve epidemiologjike në Amerikë, gjithashtu thotë: “Edhe ata të cilët më parë janë infektuar me virusin Korona, duhet të marrin vaksinën në mënyrë që të krijojnë imunitet kundër variantit Delta të virusit Korona”. SHBA-të gjatë ditëve të kaluara si pasojë e përhapjes së shpejtë të variantit Delta të virusit Korona është përballur me një valë të re dhe të gjerë të personave të infektuar me këtë virus.

Sipas Jeffrey Zients, numri i vdekjeve ditore për shkak të infektimit me virusin Korona në SHBA gjatë një jave të kaluar është rritur me 25% dhe ka shkuar në mbi 300 raste të vdekjeve në ditë./parstoday