Gusht 03, 2021 10:35 Europe/Tirane
  • Amerika ka dëbuar 24 diplomatë rusë

Ambasadori i Moskës në Uashington ka deklaruar se Amerika u ka kërkuar 24 diplomatëve rusë që deri më 3 shtator të largohen nga territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ambasadori i Rusisë në Uashington u ka dhënë afat24 diplomatëve rus që deri më 3 shtator të largohen nga territori i Amerikës dhe në këtë mënyrë ua ka hequr atyre edhe statusin e diplomatit në këtë vend. Ndërkohë agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar se ky veprim sipas të gjitha gjasave do të rezultojë me shtimin e tensioneve mes Moskës dhe Uashingtonit ndërkohë që Antony Antonov, ambasadori i Rusisë në Amerikës, nuk ka dhënë ndonjë shpjegim se ky veprim i Uashingtonit a ka të bëjë me ndonjë çështje të veçantë apo jo. Antony Antonov ka shtuar: “Të gjithë këta diplomatë do të largohen nga postet e tyre pa u zëvendësuar me diplomatë të rinj, për arsye se Uashingtoni papritur ka vështirësuar edhe procesin e lëshimit të vizave”.

Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ditën e hënë në reagim ndaj këtij lajmi, ka thënë se Uashingtoni nuk e përdor procesin e lëshimit të vizave për diplomatët si një vegël për përgjigje reciproke. Ai i ka quajtur të pavërteta deklaratat e ambasadorit të Rusisë në lidhje me kufizimin ose vështirësimin e procesit të lëshimit të vizave. Ai gjithashtu, njëkohësisht me këtë pretendoi se kjo nuk është ndonjë gjë e re dhe rusët për çdo vit duhet të paraqesin kërkesat për vazhdimin e vizave. Kërkesat e tyre do të shqyrtohen një pas një.

Tensionet diplomatike mes Moskës dhe Uashingtonit po shtohen përsëri në kohën kur pas takimit në Gjenevë të Joe Biden dhe Vladimir Putin, presidentët e Amerikës dhe Rusisë, dhe marrëveshjes së arritur mes tyre, ambasadorët e të dy vendeve janë kthyer në vendin e tyre të punës. Ky veprim i Amerikës është bërë pasi që Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, ditën e premte deklaroi se Rusia ka kërkuar largimin nga puna të dyqind punonjësve lokal nga institucionet diplomatike amerikane në territorin e Rusisë. Blinken në një deklaratë, ka shkruar: “Qeveria e Rusisë që nga muaji gusht, ndalon SHAB-të që të mbajnë ose pranojnë në punë me kontratë shtetasit rus ose qytetarët që kanë shtetësi të shteteve të treta, përveç në lidhje me forcat e gardës së sigurimit”. Tensionet diplomatike mes Amerikës dhe Rusisë kanë arritur në kulmin e tyre në kohën kur Amerika me pretendimin se Rusia ka bërë përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2020, ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe në fund situata shkoi deri në dëbimin e ambasadorëve të njëri-tjetrit./parstoday