Gusht 04, 2021 09:17 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Britanisë deklaron mbështetjen e Londrës ndaj opozitarëve të Bjellorusisë

Kryeministri i Britanisë të martën në takim me Svetlana Tsikhanovkaia, lidere e opozitarëve të qeverisë së Bjellorusisë, ka deklaruar mbështetjen e prerë të Londrës ndaj veprimeve të opozitarëve pro-perëndimore në Bjellorusi.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, në këtë takim që u zhvillua në zyrën e Kryeministrisë së Britanisë, ka theksuar se Londra do të mbështesë maksimalisht veprimet e grupeve opozitare të qeverisë së Bjellorusisë.

Kryeministri i Britanisë në këtë takim gjithashtu ka akuzuar Aleksander Lukashenkov, presidentin e Bjellorusisë, për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Ndërkohë edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë ditën e martë në vazhdim të qëndrimeve ndërhyrëse dhe provokuese të Londrës kundër qeverisë së Bjellorusisë, me anë të një deklarate, ka kërkuar organizimin përsëri të zgjedhjeve në Bjellorusi. Gjatë një viti të kaluar e deri më tani Amerika dhe aleatet e saj evropian duke vendosur në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Bjellorusi, po inkurajojnë opozitën properëndimore të këtij vendi për rrëzimin e qeverisë së Minskut. Amerika dhe Bashkimi Evropian janë mbështetës kryesor të opozitarëve të qeverisë së Bjellorusisë./parstoday/