Shtator 14, 2021 12:05 Europe/Tirane
  • Rritje prej 35% e viktimave nga koronavirusi në Britani

Statistikat e fundit të pandemisë në Britani tregojnë se 30,825 persona të tjerë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Ministria Britanike e Shëndetësisë njoftoi në statistikat e fundit të pandemisë në këtë vend se në 24 orët e fundit, 30 mijë e 825 persona të tjerë në këtë vend janë infektuar me Covid-19.  Sipas Ministrisë Britanike të Shëndetësisë numri i përgjithshëm i personave të infektuar në këtë vend ka arritur në 7 milionë e 256 mijë e 559 persona. Thuhet gjithashtu se në 24 orët e fundit, 61 persona në këtë vend kanë vdekur për shkak të koronavirusit. Sipas raportit, numri i përgjithshëm i viktimave të Covid-19 në Britani ka arritur në 134,261. Sipas raporteve, gjatë kësaj jave numri i viktimave të Covid-19 në Britani është rritur me 35% në krahasim me javën e kaluar. Gati 74% e të rriturve në Britani janë raportuar se kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid-19, dhe lloji Delta dhe rezistenca e tij më e madhe ndaj vaksinës kanë ngritur shqetësime në këtë vend./ParsToday