Tetor 13, 2021 18:39 Europe/Tirane
  • FMN paralajmëron për ndikimin negativ të Koronas mbi gjendjen ekonomike të vendeve

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se ndikimi i vazhdueshëm i pandemisë së virusit Korona dhe mosshpërndarja e vaksinës kundër këtij virusi anë e mbanë botës, ka përkeqësuar edhe më shumë çarjen ekonomike dhe ka errësuar perspektivën e vendeve në zhvillim e sipër.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se rritja ekonomike globale këtë vit dhe në vitin e ardhshëm duke forcuar procesin e përmirësimit, do të vazhdojë, por statistikat e përgjithshme tregojnë se rritja ekonomike e disa vendeve do të shoqërohet me ulje të madhe dhe të vazhdueshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se e ka ulur parashikimin e rritjes ekonomike globale për këtë vit në 5.9 për qind. Në këtë ka ndikuar pasiguria për përfundimin e pandemisë së koronavirusit. Më parë FMN-ja kishte parashikuar rritje ekonomike prej 6 për qind.

Sipas kësaj organizate me seli në Uashington të Shteteve të Bashkuara, në këtë ulje të parashikimit kanë ndikuar edhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit që u përkeqësuan nëpër qendrat prodhuese të Azisë, si dhe pabarazitë në shkallën e vaksinimit midis vendeve të pasura dhe të varfra.

"Rimëkëmbja globale vazhdon, por hovi i saj është dobësuar", tha Gita Gopinath, drejtoreshë e hulumtimeve në FMN. Gati 60 për qind e popullsisë në ekonomitë e zhvilluara është plotësisht e vaksinuar, krahasuar me vetëm rreth 4 për qind në vendet më të varfra./ParsToday