Tetor 25, 2021 08:00 Europe/Tirane
  • Zbulohet se Facebook kishte informacione për sulmin në Kongresin e Amerikës

Janë zbuluar disa skandale të reja kundër rrjetit social Facebook të cilat tregojnë se Facebook e kishte kuptuar shtimin e publikimit të mesazheve të përhapin dhunën në sulmin kundër Kongresit të Amerikës, mirëpo nuk i kishte kushtuar vëmendje këto zhvillimeve.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se dokumentet e zbuluara nga Francis Hovgen, zbulues i skandaleve të Facebook, tregojnë se më datë 6 janar të vitit 2021, rrjeti social Facebook plotësisht e kishte kuptuar shtimin e pazakontë të mesazheve të ndryshme që përmbanin thirrje për dhunë dhe nxitjen e përdoruesve të tjerë për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Sipas këtij burimi, numri i raporteve në lidhje me rritjen e mesazheve që përhapin dhunën në Facebook gjatë orëve që shkonin drejt kohës së sulmit në Kongresin e Amerikës, ishte shtuar shtatë herë më shumë.

Nik Kalg, shefi i zyrës për çështje globale të Facebook, në një deklaratë për media, ka hedhur poshtë këtë ide se Facebook në mënyrë sistematike dhe të qëllimtë, anashkalon hetimet dhe hulumtimet të cilat nuk janë të pëlqyeshme për kompaninë.

Sidoqoftë, skandalet e zbuluara nga Havgen tregojnë se Facebook ka analizuar dhe shqyrtuar disa pasoja të sulmit kundër Kongresit të Amerikës në platformën e vet.

Facebook në fillim të vitit 2021, ka vendosur në zbatim disa kufizime për të reduktuar përhapjen e dhunës në këtë rrjet social, mirëpo pas një kohe ka anuluar zbatimin e këtyre kufizimeve. Pikërisht kjo çështje është bërë shkak që mesazhet që përhapin ose inkurajojnë dhunë shumë lehtë të shikohen nga përdoruesit e tjerë në këtë platformë./ParsToday