Tetor 26, 2021 13:01 Europe/Tirane
  • 3 të vrarë dhe 140 të plagosur në trazirat në Sudan

Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit thotë se të paktën tre persona janë vrarë dhe 140 janë plagosur në një ofensivë të ushtrisë kundër një grupi protestuesish kundër grusht shtetit ushtarak në vend.

Sipas Russia Today, forcat ushtarake sulmuan dje zyrat e një numri mediash sudaneze dhe arrestuan një numër të stafit të saj. Pas këtij aksioni, organizatat popullore dhe të të drejtave të njeriut i bënë thirrje popullit sudanez të protestojë. Ushtria sudaneze mori pushtetin të hënën, duke shpërbërë qeverinë kalimtare që supozohej ta çonte vendin drejt demokracisë pasi rrëzoi ish-presidentin Omar al-Bashir në një kryengritje popullore gati dy vjet më parë. Grushti i shtetit u zhvillua në Sudan ndërsa vendi dëshmoi përmbysjen e ish-presidentit sudanez Omar al-Bashir më 11 prill 2019, pas protestave të përhapura popullore kundër situatës së përkeqësuar ekonomike. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të martën për të diskutuar zhvillimet e fundit në Sudan. Lidhur me këtë, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se vendi i tij dënon ashpër veprimet e forcave të armatosura sudaneze dhe bëri thirrje për kthimin e menjëhershëm të qeverisë kalimtare dhe institucioneve të saj./ParsToday