Nëntor 23, 2021 07:28 Europe/Tirane
  • Sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar sanksione të reja kundër Rusisë në lidhje me projektin e gazsjellësit North Stream 2 (Rrjedha e Veriut 2).

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken njoftoi të martën në mëngjes sanksione të reja kundër Rusisë në lidhje me projektin e gazsjellësit North Stream 2, duke shtuar: "Kompania Transadria dhe dy anije të lidhura me këtë kompani janë subjekt i sanksioneve të reja amerikane." Projekti North Stream-2 përfshin ndërtimin e dy tubacioneve për eksportin vjetor të 55 milionë metra kub gaz nga brigjet ruse në Gjermani nëpërmjet Detit Baltik. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje në korrik që lejoi Rusinë të ndërtonte një tubacion të gazit në Evropë pa sanksione të mëtejshme nga Uashingtoni. Megjithatë, në këtë marrëveshje, të dyja vendet janë të përkushtuara për të kundërshtuar çdo përdorim të gazsjellësit North Stream 2 si një levë politike kundër Evropës. Rusia ka deklaruar vazhdimisht se nuk do ta përdorë energjinë si një levë presioni politik. Sidoqoftë, Ukraina dhe Polonia, vende që furnizojnë Evropën me gaz rus, janë kundërshtarë të vendosur të projektit të gazsjellësit North Stream 2, dhe vazhdimisht i kanë bërë thirrje Perëndimit dhe Evropës që të bojkotojnë projektin dhe kompanitë pjesëmarrëse në këtë projekt./ParsToday