Dhjetor 05, 2021 11:44 Europe/Tirane
  • 13 të vdekur nga shpërthimi vullkanik në Indonezi

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i vullkanit Samro në Indonezi është rritur në 13 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur.

Sipas AFP, statistikat janë bërë të ditura nga Agjencia Indoneziane e Menaxhimit të Fatkeqësive. Zyrtarët e qeverisë indoneziane njoftuan dje se 41 persona janë djegur nga shpërthimi vullkanik në ishullin Java. Shpërthimi filloi rreth orës 14:30 me kohën lokale dhe autoritetet lokale krijuan një zonë ndalim-fluturimi 5 km larg nga krateri. Pas shpërthimit, të gjitha fshatrat e afërta u bënë hi dhe mijëra banorë pranë malit Samro në Javan lindore u larguan. Një rregullator ka paralajmëruar linjat ajrore se retë e hirit nga shpërthimi i vullkanit Samro mund të ngrihen në një lartësi prej 15,000 metrash. Vullkani, i cili është 3676 metra mbi nivelin e detit, shpërtheu edhe në janar të këtij viti./ParsToday