Janar 13, 2022 13:57 Europe/Tirane
  •     Vazhdon anulimi i fluturimeve amerikane drejt Kinës

Qeveria kineze ka anuluar gjashtë fluturime të tjera nga Amerika drejt Kinës në javët e ardhshme pas një rritje të numrit të personave të infektuar me llojin omicron të koronës.

Sipas Reuters, Administrata e Aviacionit të Kinës dje (e mërkurë) pas rritjes së numrit të testeve pozitive të Covid-19, rriti numrin e fluturimeve të anuluara në 70 këtë vit, duke urdhëruar anulimin edhe të gjashtë fluturimeve të tjera amerikane drejt Kinës. Para anulimit, tre linja ajrore amerikane dhe katër linja ajrore kineze kryenin rreth 20 fluturime në javë midis dy vendeve, ndërkohë që para epidemisë së Koronës, ato numëroheshin më shumë se 100 në javë. Kina gjithashtu ka anuluar së fundmi gjashtë fluturime nga Franca dhe Kanadaja për shkak të shpërthimit të koronës./ParsToday